Telegrafi

Rama: Gati projekti për Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar se tanimë kanë në dorë një projekt ambicioz të standardeve më të larta teknike e arkitektonike për Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës.

Ai ka njoftuar se nesër në Vlorë prezantohet projektit, tek “Tre Racat”, në orën 17.00.

Shkrimi i plotë i Ramës

GATI PROJEKTI PER AEROPORTIN NDERKOMBETAR TE VLORES😁

• Pas negociatave tejzgjatura, por si përfundim të pasuksesshme me konsorciumin që shprehu interes për realizimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, u angazhuam drejtëpërdrejt në bërjen e projektit për të mos humbur tjetër kohë të çmuar📄

• Falë një pune voluminoze në bashkëpunim me një skuadër ndërkombëtare ekspertësh nën drejtimin e studios së famshme ARCHEA, kemi në dorë një projekt ambicioz të standarteve më të larta teknike e arkitektonike📑

• Për më shumë nesër në Vlorë në prezantimin e projektit, tek “Tre Racat”, 17.00😉

#VloraqëDuam 🌊🌲✈️
#ShqipëriaqëDuam☀️🇦🇱