Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama thotë se funksionalizimi i kamerave të sigurisë në kryeqytet do të ndikojë në rritjen e sigurisë së përgjithshme.
Rama gjithashtu pohon se do të respektohet maksimalisht privatësia e qytetarëve, transmeton Telegrafi.
“Koordinim i ngushtë me Kosovo Police për funksionalizimin e kamerave të sigurisë në kryeqytet. Ky projekt do të rritë sigurinë e përgjithshme në Prishtinë, duke respektuar maksimalisht privatësinë e qytetarëve tanë”, ka theksuar Rama./Telegrafi/