Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka marrë ftesë për të takuar Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken në mesin e muajit shkurt në Washington.
Sipas Top Channel, gjate qëndrimit në Washington, Rama gjithashtu pritet të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ky do të jetë takimi i dytë mes Edi Ramës dhe sekretarit Blinken pas takimit në Bruksel më 13 qershor 2021, ku SHBA dhe Shqipëria nënshkruan memorandumin për sigurinë e rrjetit 4G dhe 5G.
Gjithashtu, në gusht 2021, sekretari Blinken i telefonoi kryeministrit Rama për ta falënderuar pas gatishmërisë për të pritur qytetarët afganë në nevojë. /Telegrafi/