Site icon Telegrafi

Rama: FSK-ja forcë e respektuar dhe në shërbim të të gjithë qytetarëve

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrahman Rama ka thënë se FSK-ja ka për synim që të jetë pjesë e strukturave euroatlantike – NATO-s.

Rama këtë deklaratë e bëri në ceremoninë e shpalljes së rezultateve dhe fitueseve të Garës Ndërkombëtare dhe Garës së FSK-së, “Ushtari më i mirë i vitit 2018”, e cila u mbajt në kazermën “Adem Jashari”.

Ai tha se janë duke e dëshmuar që janë  forcë e respektuar, dhe në shërbim  pa dallim të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës.

“Kur kemi filluar garën e ushtarit më të mirë, qëllimi ynë ka qenë që kjo garë të jetë ndërkombëtare dhe e kemi arritur këtë qëllim. Të gjitha sfidat e tejkaluara janë sfida që duhet t’i ketë çdo ushtar. Synimi jonë është që të jemi pjesë e strukturave euroatlantike -NATO-s. Do të vazhdojmë detyrat dhe punët tona, dhe po e dëshmojmë që jemi forcë e respektuar  dhe në shërbim pa dallime të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës”, ka thënë Rama.

Komandanti i FSK-së, gjithashtu falënderoi 17-të garuesit e garës së “Ushtari më i mirë i vitit 2018”. /Telegrafi/

Exit mobile version