Site icon Telegrafi

Rama: Fjala e fundit nuk është thënë ende për negociatat

Kryeministri shqiptar Edi Rama në një video mesazh në Facebook ka folur për për vendimin për çeljen e negociatave.

“Tashmë dihet botërisht ajo çfarë unë e kam ndarë prej kohësh me ju. Shumica e vendeve anëtare duan çeljen e negociatave me të dyja vendet.
Gjermania e cila ka thënë PO, e ka lidhur atë me disa kushte të cilat janë të arsyeshme. Presidenti i Francës ka një qasje të shpallur tashmë, për një reformim të thellë të unionit para se të vazhdohet me zgjerimin, ai nuk është i gatshëm për zgjerim pa u reformuar unioni, por ka shumë rëndësi të kuptohet se kjo nuk është një qasje kundër Shqipërisë”, tha Rama.

Rama tha më tej se, “fjala e fundit nuk është thënë ende, përpjekjet intensive të këtyre ditëve deri ne mbledhjen e këshillit të Unionit ku edhe do merret vendimi synojnë të përputhin qëndrimet e te dy anëve në pritje të një rezultati të bisedimeve mes Gjermanisë dhe Francës që janë kyç. Dhe vendimet merren me konsensus, mjafton që një vend të thotë jo dhe të gjithë të tjerët rrëzohen. Askush nuk e di se si do përfundojë kjo odise në datë 18 tetor. Por ajo që di me siguri është: Përtej broçkullave për konsumim të brendshëm politik në Shqipëri vendim marrja e 18 tetorit s’ka lidhje me çfarë kemi bërë apo s’kemi për të merituar PO-në”. /TCH/

Exit mobile version