Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se në këtë epokë krenarie dhe sakrifice, kujtojmë me respekt dhe mirënjohje të thellë ata që dhanë jetën për lirinë që ne sot e gëzojmë.
Rama ka shkruar se Epopeja e UÇK-së është dëshmi e guximit dhe përkushtimit të heronjve tanë, që me gjakun e tyre shkruan historinë tonë më të lavdishme.
“Sot, bashkë me nënkryetarët, drejtorët, ekipin e Kryeqytetit dhe komandantin Fatmir Sopi, udhëheqësin e sektorit të kategorive të dala nga lufta, si dhe nxënësit e shkollës “Iliria”, nderuam dëshmorët e kombit tonë. Epopeja e UÇK-së është dëshmi e guximit dhe përkushtimit të heronjve tanë, që me gjakun e tyre shkruan historinë tonë më të lavdishme”, ka pohuar ai.
Tutje, ai ka shkruar “Lavdi jetës, veprës dhe heroizmit të dëshmorëve, familjeve që sakrifikuan dhe ushtarëve të FSK-së që vazhdojnë ta mbajnë gjallë amanetin e tyre”./Telegrafi/