Presidenti i vendit, Hashim Thaçi dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama po qëndrojnë në Francë ku do të marrin pjesë në ceremoninë e varrimit të ish-presidentit francez, Jacques Chirac.
Në këtë ceremoni varrimi po marrin pjesë edhe shumë liderë botëror, në mesin e tyre edhe ish-presidenti i SHBA-ve, Bill Clinton.
Me këtë të fundit të dy liderët Rama e Thaçi kanë zhvilluar një takim.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Rama përmes publikimit të disa fotografive në llogarinë e tij në Facebook.
” Paris, Hôtel de Marigny – Në vigjilje të shërbesës ceremoniale për të ndjerin, Presidentin Zhak Shirak”, ka shkruar Rama.
Jacques Chirac ka ndërruar jetë më 26 tetor të vitit 2019 në moshën 86-vjeçare. /Telegrafi/