Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama bashkë me drejtoreshën për Pronë, Doruntinë Maloku dhe Myftiun Naim Tërnava kanë dalë në terren për t’i inspektuar punimet në Xhaminë Qendrore në kryeqytet.
Rama ka ndarë disa fotografi nga punimet që po zhvillohen në këtë xhami.
“Bashkë me Myftiun Naim Tërnava, inspektuam punimet në Xhaminë Qendrore”, ka shkruar i pari i Prishtinës në llogarinë e tij në Facebook.
Ndërtimi i xhamisë ka filluar në korrik të vitit 2020 dhe parashihet të zgjasë rreth tri vite.
Projekti parashihet të kushtojë mbi 30 milionë euro dhe është i financuar nga Bashkësia Islame e Turqisë. /Telegrafi/