Ndihmës Sekretarja amerikane e Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Victoria Nuland, u prit të dielën në një takim nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Vizita disaorëshe e Nuland në Tiranë, e cila zhvillohet në kuadër të një turi evropian, për Ramën “është tregues i vëmendjes që i kushtojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës reformës në drejtësi”.
Kryeministri u shpreh dje nga Varshava se “ardhja e zonjës së ‘hekurt’ të Washingtonit në Tiranë, është një tjetër sinjal i fortë për shqiptarët se çfarë rëndësie i kushton Shtëpia e Bardhë, reformës në drejtësi”.
Agjenda zyrtare e Nulandit në Tiranë nisi me takimin me ministrin e Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati. Më zhvilloi një takim në ambientet e hotel “Rogner” me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Pos Kosovës dhe Shqipërisë, Nuland pritet të vizitojë në ditët në vijim edhe Maqedoninë, Serbinë dhe Qipron.