Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mirëpritur zgjedhjen e Ursula von der Leyen në krye të Komisionit Evropian.
Rama përmes një shkrimi të bërë në Facebook ka pohuar se, zgjedhje Ursula von der Leyen është lajm i mirë për Shqipërinë.
“Lajm i mirë për Evropën, po edhe për Shqipërinë që pas votimit të sotëm, në krye të Komisionit Evropian do të jetë Ursula von der Leyen, një grua e spikatur dhe një europeiste e palëkundur”, ka shkruar Rama në Facebook, transmeton Telegrafi.
Ndryshe, Ursula von der Leyenu u emërua sot zyrtarisht si presidente e Komisionit Evropian. Pro emërimit të saj votuan 383 ligjvënës evropianë, 327 e kundërshtuan dhe 22 abstenuan.
Kryeministri i Belgjikës, Charles Michel është presidenti i ri i Këshillit Evropian dhe politikën e Jashtme të BE-së, do ta udhëheq ministri i Jashtëm spanjoll, Joseph Borell.
Ursula von der Leyen do të jetë gruaja e parë që do të drejtojë institucionin kryesor evropian. Ajo ka qenë ministre e mbrojtjes e Gjermanisë që nga viti 2013, dhe konsiderohet si një bashkëpunëtoret më të ngushta të kancelares, Angela Merkel. /Telegrafi/