Telegrafi

Rama e përsërit: ”Deklarata e Tiranës” është një mit i ngritur nga politikanët maqedonas

Kryeministri Edi Rama e ka përsëritur qëndrimin për ”Deklaratën e partive shqiptare në Maqedoni” duke thënë për Politico se ky dokument është mitizuar nga politikanët maqedonas në Maqedoni, shkruan Telegrafi Maqedoni.

””Platofrma e Tiranës” si duan ata ta përdorin është një mit i krijuar nga politikanët maqedonas. Ballkani mund të çmendet nëse BE nuk e përforcon procesin e integrimit të vendeve të rajonit në BE.” tha mes tjerash Rama.

Rama gjithashtu ka thënë se debati rreth deklaratës së partive shqiptare është i rrejshëm dhe i kotë, dhe debati i tillë nuk i duhet aspak vendit. Ai ka thënë se roli i tij ka qenë si lehtësues komunikimi mes liderëve të partive shqiptare. /Telegrafi/