Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ia ka dhuruar Çelësin e Qytetit ish-ministrit të Mbrojtjes të Republikës së Kosovës, Armend Mehaj.
Rama derisa ia dhuroi Çelësin e Qytetit, e falënderoi Mehajn për bashkëpunim, transmeton Telegrafi.
“Kemi pasur një marrëdhënie fantastike, ke ardhur nga Norvegjia, kemi pasur një bashkëpunim të mrekullueshëm, kemi pasur projekte të përbashkëta. Ne që vimi nga jashtë e shohim vendin tonë si një të pandarë, kjo ka ndihmuar të dyve, të falënderoj nga zemra”, tha Rama.
Kurse, Mehaj ka pohuar se Rama është shembull për punën që e bën.
“Faleminderit shumë për bashkëpunimin, faleminderit për punën që po e bëni, je shembull për bashkëpunim. Ky shembull duhet të praktikohet nga të gjithë, i kemi borxh këtij vendi, po kryen një punë të shkëlqyeshme”, tha Mehaj.
Armend Mehaj ka dhënë dorëheqja nga posti i ministrit të Mbrojtjes javën e kaluar, nga Qeveria kanë bërë të ditur se dorëheqja ka të bëjë për arsye familjare. /Telegrafi/