Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama është takuar me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafen në Prapashticë.
Takimi ka filluar rreth orës 09:00 në shtëpinë e Mustafës.
Ndryshe, Rama të hënën ka zhvilluar një sërë takimesh me liderët e partive politike si dhe krerët institucional të Republikës së Kosovës.
Ai ofroi mbështetjen e plotë të qeverisë shqiptare për institucionet dhe popullin e Kosovës.
“Shqipëria i ka qëndruar dhe do t’i qëndrojë gjithmonë pranë Kosovës”, ka thënë Rama, duke theksuar se edhe në të ardhmen, Shqipëria do ta ndihmojë Kosovën në të gjitha proceset. /Telegrafi/