Partia Socialiste festoi sot 25-vjetorin e krijimit. Kryetari i saj dhe njëkohësisht kryeministër i vendit, Edi Rama, tha në fjalën përshëndetëse se “e ardhmja është e gjitha në dorën tonë”.
“Reformat nuk do të mbeten në mes dhe vendi nuk do të kthehet prapa. E dimë që është e vështirë t’i kënaqësh të gjithë gjatë gjithë kohës, por jemi të fokusuar plotësisht te problemet e njerëzve”, deklaroi Rama.
Kreu i PS-së theksoi se “përmes reformave, po hedhim bazën e shtetit për të ndërtuar themele të qëndrueshme në çdo sektor”.
“Kemi ende shumë për të bërë. Kemi bërë gabime, por falë nesh vendi po ndryshon për mirë”, shtoi Rama.