Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka shpërndarë një foto nga aeroporti i Rinasit në Tiranë ku shihet duke komunikuar në telefon në pritje të Presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.
Duket se von der Leyen është me vonesë për ceremoninë e pritjes në Rinas pasi sot ka përmbyllur takimin e saj në Kosovë.
Sipas agjendës, Presidentja e KE-së duhet të pritej me ceremoni në orën 14:30.
“A po vjen apo jo? Në Rinas, për të pritur Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen”, ka shkruar Rama në Facebook. /Telegrafi/