Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar se do të mbyllen të gjitha restorantet, baret dhe klubet në Tiranë dhe Durrës.
Rama me anë të një shkrimi në Facebook, ka thënë se kjo do të bëhet për të ruajtur kontaktet me jashtë.
Sot është shënuar viktima e parë në Shqipëri nga Coronavirusi.
Kurse, Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar se në vend janë dy raste të reja të prekura me Coroanvirus.
Shkrimi i plotë i Ramës
? NDJESË por duke parë shkallën e ulët të vetëdijes së shumë qytetarëve, kryesisht të rinj, që e kanë edhe më të vështirë të rrinë në një vend, DO TË DETYROHEMI TË MBYLLIM TË GJITHA RESTORANTET, BARET, KLUBET, në TIRANË dhe DURRËS fillimisht!
? KJO NUK ËSHTË KOHË PUSHIMESH dhe ARGËTIMESH JASHTË SHTËPISË, po KOHË LUFTE Dhe KJO LUFTË FITOHET VETËM DUKE KUFIZUAR LIRINË TËNDE, DUKE NDRYSHUAR RRËNJËSISHT MËNYRËN E JETESËS dhe DUKE RUAJTUR FAMILJEN TËNDE nga kontaktet e tua me jashtë!
? FRIKË ASPAK, KUJDES PO! MADJE SHUMË FARE! /Telegrafi/