Site icon Telegrafi

Rama: Do të ketë protesta të papara

Zoti Rama tha se kjo përpjekje e qeverisë lidhet me zgjedhjet e pritshme lokale dhe synon të dobësojë bashkitë socialiste duke u përpjekur t’i falimentojë ato. Shefi i opozitës tha gjithashtu se protestat do të bëhen në emër të pushtetit vendor.

Rama gjithashtu nënvizoi problemin e zgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe shtyrjen nga parlamenti të votimit për anëtarët e propozuar duke akuzuar personalisht kryetaren e kuvendit Jozefina Topalli. /Telegrafi/

Exit mobile version