Telegrafi

Rama dhe Vuçiq urojnë Erdoganin për suksesin në zgjedhje

Pas suksesit në zgjedhjet e mbajtura sot në Turqi, liderët botëror kanë uruar presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, për suksesin në këto zgjedhje, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes linjës telefonike ka uruar presidentin Erdoğan për suksesin në zgjedhje.

Sipas burimeve presidenciale, presidenti Erdoğan falënderoi kryeministrin e Shqipërisë për urimin.

Përveç Ramës, Erdoganin e kanë uruar edhe kryeministri i Hungarisë, Viktor Orbán, presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, kryetari i Këshillit Presidencial të Bosnjë dhe Hercegovinës, Bakir Izetbegoviç, presidenti i Palestinës, Mahmud Abbas, si dhe emiri i Katarit, Tamim bin Hamad al Thani.

Gjithashtu, sipas AA, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka uruar presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, për suksesin në zgjedhje.