Kryeministrat e Shqipërisë Edi Rama dhe ai i Serbisë Aleksandar Vuçiq si duket kanë kaluar mirë në Paris, në Samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe atyre të Gjermanisë dhe Francës.
Rama dhe Vuçiq kanë pasur edhe një takim ku kanë folur për raportet Shqipëri-Serbi ndërsa kanë diskutuar edhe për autostradën Durrës –Nish, që kalon nëpër Kosovë.
Por, në këtë foto nga ky samit, Rama shihet në një raport mjaftë miqësor me Vuçiqin. Si duket dy Kryeministrat i kanë përmirësuar mjaftë mirë raportet perosnale, pas incidentit në Beograd gjatë ndeshjes së futbollit dhe konferencës për media ku Rama dhe Vuçiq nuk ishin pajtuar për Kosovën.