Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe ai i Greqisë, Alexis Tsipras zhvilluan sot një takim, gjatë Samitit te Ballkanit Perëndimor që mbahet në Londër.
Dy kryeministrat diskutuan rreth negociatave mbi nje numer te madh çështjesh, që po drejtohen nga Ministrat e Jashtem dhe vleresuan arritjet e deritanishme.
Ndonese ka ende ceshtje që do të vazhdojne të diskutohen nga ekipet negociatore, Kryeministrat Rama dhe Tsipras shprehen besimin se nje zgjidhje pozitive mund te arrihet se shpejti.