Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në profilin e tij në Twitter ka publikuar një “selfie”.
Në të shihet ai dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
“Pas një kafeje në Tiranë”, është teksti që e shoqëron foton, bashkë me emotikonin e buzëqeshjes, flamurin e Shqipërisë dhe atë të Kosovës.
Fotoja vjen pas “debatit” dhe “kritikave” andej dhe këndej kufirit, përkitazi me vizitën e fundit të Ramës në Serbi, që nga disa perceptohet se dëmtoi Kosovën. /Telegrafi/
Pas një kafeje në Tiranë😀🇦🇱🇽🇰 pic.twitter.com/unoWGP1Joc
— Edi Rama (@ediramaal) October 19, 2016