Site icon Telegrafi

Rama dhe Hokanson pajtohen për bashkëpunimin në fushën e sigurisë

Komandanti i FSK-së, gjenerallejnant Rrahman Rama gjatë vizitës në Pentagon është pritur nga shefi i Byrosë së Gardës Kombëtare të SHBA-së, Gjeneral Daniel Hokanson, ku janë dakorduan për vazhdimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, me mundësi të zgjerimit të fushave të bashkëpunimit dhe zbarkimit të përbashkët në misione paqeruajtëse për kontribut në sigurinë dhe stabilitetin në Botë.

Në këtë takim Gjeneral Rama falënderoi Gjeneralin Hokanson për mbështetjen e dhënë nga Garda Kombëtare e SHBA-së për Kosovën dhe FSK-në. Ai gjithashtu shprehu falënderimin për shërbimin e trupave amerikane në kuadër të misionit të KFOR-it.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes, në këtë takim, dy gjeneralët diskutuan për rritjen e bashkëpunimit në zhvillimin e kapaciteteve të FSK-së në përputhje me misionin dhe detyrat e saj.

Gjithashtu në këtë takim u diskutua edhe mundësia e vazhdimit të zbarkimit të kontingjenteve tjera të FSK-së në misione paqeruajtëse.

Gjenerali Hokanson e falënderoi për bashkëpunimin dhe çmoi lartë lidershipin e Gjeneral Ramës për ngritjen e kapaciteteve të FSK-së, procesin e tranzicionit si dhe sukseset e vazhdueshme të FSK-së. Ai gjithashtu, shprehu konsideratë të lartë për të arriturat e deritashme të FSK-së, si në ngritje të kapaciteteve ashtu edhe për pjesëmarrjen në misione jashtë vendit.

Të dy gjeneralët u dakorduan për vazhdimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, me mundësi të zgjerimit të fushave të bashkëpunimit dhe zbarkimit të përbashkët në misione paqeruajtëse për kontribut në sigurinë dhe stabilitetin në Botë.

Exit mobile version