Site icon Telegrafi

Në Korçë, nis mbledhja e përbashkët mes dy qeverive (Foto)

E plotësuar- Ka filluar takimi mes dy qeverive, pas arritjes në Korçë të kabinetit qeveritar nga Kosova, i prirë nga kryeministri, Ramush Haradinaj.

Atyre i është bërë një pritje ceremonia. /Telegrafi/

Rama dhe Haradinaj parakalojnë para Gardës së Nderit

Në Korçë janë mbledhur anëtarët e kabinetit të dy Qeverive, asaj të Kosovës dhe të Shqipërisë. Kabineti qeveritar i Kosovës është pritur me ceremoni solemne.

Të dy kryeministrat Edi Rama dhe Ramush Haradinaj, kanë parakaluar para Gardës së Nderit.

Kujtojmë se pas mbledhjes, dy kryeministrat Rama dhe Haradinaj do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media ndërsa më pas do të nënshkruhen një varg marrëveshjesh ndërmjet dy Qeverive. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version