Kryeministri Edi Rama ndodhet në Stamboll, ku ka zhvilluar një drekë pune me Presidentin turk, Recep Tayyp Erdogan.
Takimin, kreu i Qeverisë e ka komunikuar lajmin përmes rrjeteve sociale.
“Drekë në Stamboll me Presidentin Erdogan për projektin e Aeroportit të Vlorës, linjën ajrore shqiptare dhe investime të tjera strategjike”, shkruan ai.