Telegrafi

Rama dhe Blinken takim me të rinjtë tek Piramida: Diktatori na mësoi t’iu urrenim, neve sot ju mirëpresim

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka pritur Sekretarin amerikan të Shtetit Antony Blinken tek Piramida e Tiranës në një takim me të rinjtë.

Në fjalën e tij, Rama i ka kujtuar Blinkenit se diktatori Enver Hoxha, “mund të jetë duke rrotulluar në varr”, për atë që është Shqipëria sot.

Ai tha se Enver Hoxha donte që Shqipëria t’i urrente amerikanët, por ai e di se Amerika është mik i Shqipërisë. Ai ka falenderuar sekretarin e shtetit të SHBA-së Antony Blinken për këtë vizitë, duke thënë se ky takim hap horizontet e të rinjve shqiptarë

“Diktatori për të cilin kjo piramidë u ndërtua sot po rrotullohet në varr. Ai na rriti me urrejtje për ju. Por ne sot ju mirëpresim dhe urojmë një marrëdhënie të gjatë. Ky tempull sot, zgjeron horizontet e të rinjve sot. Shumë pronarë të kësaj piramide do donin të ishin sot këtu, por protokolli i SHBA nuk i lejon. Unë e di që ju nuk keni qëllime të këqija. Në emër të gjithë shqiptarëve unë ju uroj mirëseardhjen. Çelësa te shtëpisë sonë janë në duar të sigurta. Siç e kemi thënë gjithnjë, shtëpia, Shqipëria, i takon zotit dhe mikut. Ju falënderoj me gjithë zemër që jeni këtu sot. Ju falënderoj që sollët shpresë për të ardhmen tonë të përbashkët”, tha Rama. /Telegrafi/