Seanca plenare e kësaj të enjte ka nisur me një debat mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Shkak i këtij debati ishte deklarata e Ramës, i cili theksoi se në kohën kur PD qeveriste vendin, mbahej hunda me dorë nga e era e keqe.
“Ndryshimi mes nesh e jush është se juve sytë u janë imunizuar prej shumë vitesh nga plehrat, shëmtia, deformimi se ndryshe nuk do ishit krenarë pa kthim për gjithë masakrën urbane që keni lejuar e promovuar si një mrekulli të tetë të botës në Shqipëri. Në kohën që ju qeverisnit duhej dalë me duart në hundë e në sy për mos parë e mos marrë erë. Kjo është karakteristika e qeverisjes suaj hiostorikisht, kemi një konflikt estetik”, tha Rama.
Pas kësaj deklarate, Basha reagoi ashpër, duke nënvizuar se nëse ka diçka që duhet të mbash duart në hundë është era e keqe që ka kapur këtë sallë të këtij regjimi.
“Ajo që bëni ju ka lidhje vetëm me babëzinë për para dhe pushtet që ju ka zënë sytë. Kjo babëzi nuk ju pengoi ta ngrini kullën 50 kate me të gjithë bosët e kokainës. Mase ta thonë se kush bos kokaine ka rezervuar çfarë kati në ndërtesën më të lartë në Shqipëri. Ti që na flet ne për shijen, për bukurinë, neve PD-së që na kanë quajtur si Partia më e bukur e lindjes, na flet që të mbajmë hundën me dorë. Sigurisht që do ta mbajmë hundën me dorë sepse kishe një gropë aty dhe 11 vite kryetar bashkie nuk e mbylle“, tha Basha.
Por nuk vonoi shumë edhe reagimi i kryeministrit, i cili e akuzoi sërish për hajdutëri, duke i thënë se duhet ta gëlltiste këtë fjalë që i ka mbirë në majë të gjuhësh dhe të matet mirë kur flet, ndërsa i kujton që të bëhet burrë, sepse i ka ardhur sërish shansi, por që nuk po e shfrytëzon dot.
“Kanti thotë, kur dikush të akuzon për diçka që nuk e ke bërë, ose e ka bërë vetë, ose do ta bënte vetë në vendin tënd. Kur vihesh përballë akuzash të tilla është në fakt barra e akuzuesit të provojë akuzën, jo e të akuzuarit që nuk e ka bërë atë për të cilën akuzohet. Por zotëria më dha një mundësi për shkak të paaftësisë së tij proverbial në raport me shifrat që unë të përgjigjem thjesht. Po sikur fondet e vëna në dispozicion për rindërtimin e shkollave nga BE në raport me fondet e vëna në dispozicion nga qeveria për rindërtimin e shkollave të rezultojnë më të larta në shpenzim për investim sesa fondet e qeverisë?”, deklaroi kryeministri.
Për kreun e PD-së, Rama është njeriu i vetëm në vend që përcakton se kush do të fitojë tendera dhe kush jo. Basha tha se të vetëm tendera që kalojnë me procedurë të rregullt janë vetëm ato nga fondet e BE-së.
“Është akt i vetëdijshëm, ti ke vendosur prioritet kullat e korrupsionit dhe oligarkisë. Ke vendosur që të kesh prioritet tenderat e pandemisë. T’i vidhje me një grusht njerëzish. Këta janë vendime të tuat nuk janë aksidente. Nuk janë as tërmeti as pandemia, je fatkeqësia e këtij vendi. Të vetmet tendera me procedurë korrekte janë ato të BE-së, të cilët t’i i urren”, tha Basha.
Ai theksoi se tarifat e vendosura për çdo tender janë mbi 1 milion euro, duke i bërë thirrje Kryeministrit që t’i marrë letrat ku i ka futur dhe t’i shohë ato se si tenderat e tij nuk kanë as konkurrencë pasi janë paracaktuar.
“Tarifat e tua për çdo tender mbi 1 mln euro në zyrën tënde i di gjithë Tirana. Merri letra kudo ku i ke futur ndoshta i ke akoma tek zyra e zv.kryeministrit, ndoshta tigri i ka djegur, merr e shikoji sesi në tenderat e tua nuk ka konkurrencë i ke përcaktuar ti. Java zgjedhore Bashkia Durrës ndan 60 mln euro për rindërtimin. Ne nuk duam të bëjmë lojëra fjalësh me ty, ty ta kanë pirë lëngun të gjithë edhe ato që mendon se i ke akoma miq. Këtë sallë duhet t’ua kthejmë shqiptarëve. Ke frikë vettingun e politikanëve si djalli temjanin”, tha ai.
Kryeministri ka vazhduar t’i përgjigjet kreut të PD-së, duke theksuar se 400 familje sot rrinë në çadra, sepse kanë më afër tokën dhe gjënë e gjallë, por qeveria vazhdon t’u japë bonusin e qirasë
“Kjo parti është partisë më e bukur e lindjes ‘give me a break’. Mos vazhdo të flasësh sikur je akoma në pelenat e mjekut, bëhu burrë dhe mos hajde këtu me akuza, shpifje, por argumente. Sa për ata që gdhihen në çadra se ti zgjohesh shumë vonë, dhe kur ti zgjohesh ata janë në punë. Në çadra që nga dita e parë dhe sot janë 400 familje, por siç ke kërkuar dhe gërmuar më para dhe nuk gjete gjë mund të shkosh dhe gërmosh nëse nga ata që janë në çadra nuk vazhdon të marrë bonusin e qirasë”, tha Rama.
Sipas tij, ata rrinë në çadra jo se i kemi lënë ne, por se ndryshe nga ty punojnë, e nxjerrin bukën me bukën e tyre, nuk i ka mbajtur njeri në krah me vite të tëra duke i prezantuar diku, po bëjnë atë që ti ke bërë sikur e ke bërë. Ata rrinë në çadra sepse e kanë larg tokën, fermën, gjënë e gjallë nga zonat ku mund të marrin apartamentet.
“Kur i qan hallin të tjerëve dhe sidomos popullit mban një erë hipokrizie ore ti Lulzim sa edhe ata që janë me ty aq vështirë e kanë ta përballojnë se edhe ata e kanë gënjyer veten e gdhihen e ngrysen me idenë je ti apo s’je ti. Kjo nuk është puna ime. Puna ime është të kujtoj që kur vjen këtu e bënë të fortin kujtohu ca ke bërë. Mendohu sa shumë gjëra di Tirana dhe Shqipëria për ty. Ke një mundësi ti shmangesh këto dhe të shmangesh te faktet e argumentet nëse i ke hajde ti ballafaqojmë. Ka shumë argumente që mund të jenë vlerë e shtuar, por këto me të fortin na e kurse dhe kurseja shqiptarëve dhe pranë njerëzve mos e përsërit më. Derisa ta tregosh se je gati të rrish pranë hë të keqen vëllai se të kam xhan”, deklaroi Rama. /TCH/