Site icon Telegrafi

Rama dhe Basha, në ora 19:00 takohen në Presidencë

Pasditen e sotme do të zhvillohet takimi i dytë mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të PD-së, Lulzim Basha. Takimi do të zhvillohet në Presidencë në orën 19:00 në tryezën e iniciuar nga Bujar Nishani. Takimi realizohet me ftesën e presidentit të Republikës, Bujar Nishani.

Rama dhe Basha u takuam dje për herë të parë për rreth tre orë për gjetjen e një zgjidhje për ngërçin politik, por nuk pati asnjë marrëveshje, ndërsa negociatat vazhdojnë.

Sonte do të jetë shansi i fundit që dy palët të arrijnë në një marrëveshje politike, që opozita të ndërpresë bojkotin dhe të futet në zgjedhjet e 18 qershorit që ka bojkotuar.

Rama zbardhi sot postet në qeveri që ia ka lëshuar Bashës gjatë takimit të parë në Presidencë, me qëllim që opozita të monitorojë deri në detaj procesin zgjedhor për të cilin shprehet mosbesues.

Një zëvendëskryeministër, një ministër shteti për Teknologjinë, një zëvendësministër Arsimi, një zëvendësministër për Punët e Brendshme, një zëvendësministër për Drejtësinë, si dhe një zëvendësdrejtor i Policisë së Shtetit, janë postet për të cilat Rama shprehet se është gati të pranojë në moment emrat që do i propozojë Basha.

Rama i bëri thirrje Bashës të tregojë që di të bëjë liderin e të shpëtojë opozitën e të mos përdoret nga aktorë të jashtëm që duan destabilizim.

Në mënyrë kategorike, Rama mohoi se do të ketë shtyrje të zgjedhjeve, ndërsa tha se këtë e dëshmojë d he sondazhet që ka bërë. /Shqiptarja/

Exit mobile version