Telegrafi

Rama del me këmishë dhe atlete nga Meta, ja si e ka veshur truprojën (Foto)

Kryeministri Edi Rama, duke dale nga kryesia e Kuvendit, pas nje takimi me Kryetarin e Parlamentit Ilir Meta, ku kane diskutuar ne lidhje me Reformen ne Drejtesi.

Këto ditë po flitet shumë për shijet dhe ndërhyrjet stilistiko-estetike të kryeministrit.

Dje Edi Rama tha për Klan Kosova se ka qenë ai që ka dizenjuar fanellat e kombëtares.

Ndërkohë, sot, duke mbetur te tema e nacionalizmit, ku Rama po angazhohet po aq fort sa tek ajo e meremetimit të fasadave, KM-ja tha se nuk i pëlqen shqiponja e vendosur në hyrje të Tiranës në vitin 2012, duke e konsideruar si “vrastare për sytë”.

Nga takimi i sotshëm me Ilir Metën, kur Rama shkon të “falet” rregullisht që prej 2013-s, ish-basketbollisti doli me këmishë edhe atlete.

Është interesante të shihet teksa edhe shefi i truprojeve të tij ëhstë i veshur me atlete dhe kostum sipas shijeve dhe stilit të Ramës.

Edhe atletet e bodyguard-it Rama t’i ketë dizenjuar vallë.