Telegrafi

Rama darkë në Durrës me Lindën dhe Zahon, ja kush i shoqëronte ata (Foto)

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama së bashku me bashkëshorten e tij Lindën dhe Zahon e vogël kanë qenë mbrëmjen e djeshme në Durrës, ku kanë darkuar në një nga restorantet buzë detit të këtij qyteti.

Çifti kryeministror në këtë darkë familjare shoqërohej nga kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako dhe bashkëshortja e tij.

Siç shkruan Durrës lajm që ka siguruar edhe fotot, pas fitores së jashtëzakonshme të PS-së edhe në zgjedhjet e 25 qershorit dhe suksesit në Durrës, ku socialistët nën drejtimin e Dakos arritën të siguronin 8 mandate, duke kaluar dhe pritshmëritë e vetë kryebashkiakut, kanë sjellë sërish në qytetin bregdetar kryeministrin e Shqipërisë për të kaluar një mbrëmje të bukur korriku, me një nga miqtë e tij më të afërt në politikë. /Telegrafi/