Site icon Telegrafi

Rama: Çfarë është ky sistem ku gjykatësit i ka emëruar PD-ja?!

Kryeministri Edi Rama në një konferencë për media, të mbajtur pas takimit me ambasadorin e SHBA-ve, Donald Lu, deklaroi se gjykatësit dhe prokurorët nuk mund të vazhdojnë të zgjidhen me shumicë të thjeshtë.

“Përsërisin pa pushim ,’Venecia’, ‘Venecia’, u ka mbetur të marrin një gondol dhe një kapele tipike të Venecias dhe të vazhdojnë të përpiqen të hedhin as më shumë ujë për të holluar substancën e reformës. Sigurisht që falë presionit të madh të publikut, falë pozicionimit të qartë dhe të hapur të SHBA-ve dhe BE-së u tërhoqën nga thuajse gjithçka, por nuk u tërhoqën ende nga kryesorja, që është mosfutja e duarve të partive në procesin e vetingut. Të radiografimit etikoprofesional të çdo prokuori dhe gjykatësi që do të vazhdojë të paguhet nga taksat e shqiptarëve

Ne, çfarë kemi kërkuar, qysh në fillim, ose më saktë, çfarë kemi pranuar, kemi pranuar që shumica e thjeshtë nuk mundet më të vazhdojë të emërojë gjykatësit dhe të vazhdojë të përcaktojë përbërjen e trupave vendimarrëse në këtë vend. Nga 17 anëtarë të KLD-së, 16 i ka zgjedhur PD-ja dhe thuajse gjysma e tyre janë zgjedhur me një shumicë të thjeshtë. Tani çfarë është ky sistem, i kapur apo i pakapur? Unë e di përgjigjen, përgjigjen e dini dhe ju, më mirë se unë dhe se ju përgjigjen e di populli shqiptar. Familja e Aleks Nikës, Ziver Veizit, Faik Myrtajt. Përgjigjen e dinë të katër familjet, që në tymin e kësaj drejtësie kanë parë të rivrarë, djemtë, burrat, baballarët e tyre”, tha Rama.

Kreu i ekzekutivit theksoi se kjo nuk është një reformë e Partisë Socialiste, por është një reformë e mbështetur nga BE-ja dhe SHBA-të.

“Ne duam që vëllazëria mes politikës dhe gjyqësorit të prishet. Do të isha më i menduar, edhe pse zor se do të ndryshoja mendim, nëse këtë pozicion do ta mbaja veç unë. Nëse vija e kuqe për të cilën kam folur do të ishte vija e penelit tim, por ky është pozicioni i SHBA-ve, BE-së, në një proces që përveçse do t’i shërbeje familjes shqiptare, reforma do t’i shërbeje BE-së. Ne nuk bëjmë një reformë që të tradhtojmë popullin shqiptar. Ne s’mund të bëjmë një reformë dhe t’ia hedhim BE-së. S’ka ardhur BE-ja t’i bjerë derës dhe të thotë: “dua të hyj në Shqipëri”, por është Shqipëria që thotë “dua të hyj në BE”, u shpreh ai./Shekulli/

 

Exit mobile version