Site icon Telegrafi

Rama: Buxheti 2017 ka shifrën më të madhe të investimeve në shëndetësi

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama theksoi se buxheti i vitit 2017, ka shifrën më të madhe të investimeve në shëndetësi.

Në një postim në Facebook, Rama shkruan se shëndetësia mbetet një ndër sfidat më të mëdha e më të vështira.

“Por, për të bërë edhe më shumë vitin e ardhshëm, në rrugën e Rilindjes së Shëndetësisë, Buxheti 2017 ka shifrën më të madhe të investimeve në shëndetësi dhe një rritje të konsiderueshme pagash për personelin mjekësor”, shkruan Rama.

Exit mobile version