Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama së bashku me stafin e komunës së Prishtinës, gjatë ditës së diele kanë dal për të shëtitur me biçikleta nëpër rrugët e kryeqytetit.
Këtë e ka bërë vetë të ditur Rama nëpërmjet një postimi në rrjetin e tij social Facebook.
Ai shkroi se janë duke punuar për lirimin e trafikut në kryeqytet.
“Merre biçikletën e dil!’ E shijuam tej mase xhiron e sotme bashkë me Marakli t’Biçiklave rreth e qark Unazës. Jemi duke punuar fort për lirimin e trafikut në Kryeqytet, andaj i inkurajoj qytetarët të fillojnë të përdorin transportin alternativ për të mirën e ambientit dhe shëndetit të të gjithëve. Prishtina po frymon!”, kishte shkruar Rama.
Ndryshe Komuna e Prishtinës mori vendim që të shtunën ta testojë shndërrimin e gjithë unzës qendrore të kryeqytetit në qarkore njëkahëshe për automjetet, madje kjo gjë vazhdoi edhe gjatë ditës së diele./Telegrafi/