Telegrafi

Rama: Beteja kryesore mes kandidatëve për kryeministër po zhvillohet në terren

Në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini po diskutohet për fushatën që po zhvillojnë pesë kandidatët kryesorë në garën për kryeministër.

Drejtori i Informacionit në RTV Dukagjini, Fidan Rama, ka thënë se përballja kryesore mes kandidatëve tashmë është zhvendosur në terren.

“Nuk shoh ndonjë dinamikë të re që po zhvillojnë pesë kandidatët në terren apo në debate televizive”, përcjell Telegrafi.

Rama ka thënë se Vjosa Osmani është vonuar pak në daljen në terren për dallim nga kundër kandidatët tjerë.

“Fokusi i terrenit ka lënë jashtë vëmendjes paksa atë debatin se kush mund të jetë fitues i zgjedhjeve”.

Rama ka thënë se me fillimin e fushatës zyrtare mund të ketë një qartësim më të madh se kush mund të avancojë më shumë./Telegrafi/