Telegrafi

Rama thotë se Berisha takoi zyrtarin e Putinit para se t’i ngulte thikën Kosovës në Strasburg

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka vazhduar me akuzat ndaj kryetarit të Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha në lidhje me financimet nga zyrtarë rusë.

Përmes një postimi në Twitter Rama u shpreh se Berisha më 17 dhjetor të vitit 2010, kryetarin e Komisionit të Jashtëm të Dumës Shtetërore Ruse Konstantin Kosachev.

Sipas Ramës, një muaj pas këtij takimi, Partia Demokratike votoi pro raportit të Dick Marty-t, duke i ngulur Kosovës një thikë pas shpine, shkruan euronews.al

“Një muaj përpara bashkimit të duarve për t’i ngulur thikën pas shpine Kosovës dhe Shqipërisë në Strasburg, Çorba e Rublave është gatuar në Tiranë gjatë një vizite të përfaqësuesit të Putinit, e vlerësuar ‘shumë e rëndësishme’ nga zyra e vulëhumburit tanimë të damkosur: NonGrata!”, shkruan Rama në Twitter.