Valdet Rama më në fund ka gjetur skuadrën ku do ta vazhdoj karrierën e tij.
Mesfushori kosovar vitin e kaluar ishte pjesë e skuadrës nga Bundesliga 2, Munich 1860.
Në fund të stinorit Rama mbeti lojtar i lirë pasi i skadoi kontrata me skuadrën nga Munichu.
Por futbollisti nga Mitrovica ka gjetur një skuadër të re dhe do të vazhdoj të mbetet pjesë e Bundesliga 2.
Fjala është për Wurzburger Kickers, skuadra që është ngritur këtë edicion në ligën e dytë të futbollit gjerman.
28-vjeçari është prezantuar tek skuadra e re e cila i ka uruar suksese dhe mirëseardhje. /Telegrafi/