Rama, që Sali Berishës iu referua me fjalën ‘baba’, tha se “baba” e kishte kthyer shtetin në piramidë.
“Gjetëm 40 milionë dollarë borxhe. Bllokimi i tmerrshëm ku e gjetëm sistemin spitalor ishte sepse furnizuesit nuk jepnin më ilaçe sepse nuk jepeshin lekët. Në një ditë të bukur kur baba iku hapëm derën e shtëpisë gjetëm njerëzit që kërkonin borxhet dhe një shtet që ishte kthyer në piramidë, me taksat tuaja. Ndërsa në televizion flitej se po ia kalonim Gjermanisë.
Baba i linte paratë në bixhonin e madh të ekonomisë, doganat tatimet e të gjitha kontributet e pjesëtarëve të shtëpisë, “ tha Edi Rama në këtë fushatë elektorale./Arbresh/