Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i cili gjatë ditës ka qëndruar në Kosovë, nuk ka dhënë asnjë deklaratë.
Ndonjë deklaratë lidhur me këtë vizitë të kryeministrit të Shqipërisë nuk e ka dhënë asnjë përfaqësues i shtetit të Kosovës.
Gjatë ditës Rama është takuar me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi në njërin nga restorantet e Prishtinës.
Pas këtij takimi Rama erdhi deri në hotelin Swiss Diamond ndërroi rrobat dhe doli së bashku me ekipin e tij që e shoqëronte.
Derisa doli nga hoteli kryeministri Rama është pyetur nga gazetarët në lidhje me deklaratat e tij për Kosovën në Beograd, mirëpo ai nuk u përgjigj.
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama po qëndron në Kosovë por nuk dihet arsyeja e vizitës së tij.