Rama i cili i bëri këto komente pas takimit me të dërguarin evropian Pierre Mirel, tha kishte pasur një diskutim shumë të hapur dhe shumë të rëndësishëm me zotin Mirel lidhur me dokumentin e Progresit.
Zoti Rama tha se ndan të njëjtin shqetësimin me BE-në për mos-funksionimin e parlamentit dhe akuzoi në veçanti kryetaren e parlamentit Jozefina Topalli.
"Refuzim dramatik për Shqipërinë", tha Rama duke shtuar se kjo është për faktin se Shqipëria humbi kësisoj një tjetër trend për të mbrritur Bashkimin Evropiansi kandidate për tu ulur në tryezën e familjes evropiane.
"Është një rast për të nënvizuar me forcë atë që kemi nënvizuar vijimësisht dhe për të ndarë me gjithë opinionin publik shqiptar një shqetësim jashtëzakonisht të madh që kemi për atë që ka ndodhur dhe mund të ndodhë në të ardhmen e afërt nëse nuk i adresojnë me koherencë, kurajo dhe vendosmëri të gjitha ato çështje që nënvizohen qartë dhe pa asnjë ekuivok" në dokumentin e Bashkimit Evropian, tha Rama.
Kryetari i opozitës tha se kryeministri Berisha dhe qeveria e tij kanë dështuar dhe tha se ky është një moment i ballafaqimit me të vërtetat që shkruhen bardhë e zi në dokumentin e BE-së ku arsyetohet siç tha ai, refuzimi i Shqipërisë. Rama tha se kjo përbën trajektoren e dështimit të kësaj shumice.
Duke folur për krizën politike, Rama tha se zoti Berisha duhet të pranojë ofertën e socialistëve "siç është shkruar" për të zgjidhur krizën në vend. /Telegrafi/