Telegrafi

Rama akuzon opozitën se del rrugëve

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama e ka nisur ditën e premte me një video të Qendrës Shëndetësore në Durrës, e cila sipas tij, ka ndryshuar pas investimeve.
Nuk mund të mungonte edhe akuza ndaj opozitës, vetëm një ditë përpara protestës.

“Ju sjell para syve se ku ishim kur shëndetësinë e qeverisnin ata që kanë dalë rrugëve për të kërkuar kthimin mbrapa e ku jemi sot falë përpjekjeve të stërmundimshme për ta rilindur organizmin e vdekur të shërbimit shëndetësor”, shkruan kryeministri Rama në Facebook. /Telegrafi/