Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se tashmë qytetarët e kanë të qartë vizionin e LDK-së për kryeqytetin.
Rama përmes një video drejtuar qytetarëve premton se vizioni i tyre është i realizueshëm, e që do ta transformojë jetën e secilit banor, transmeton Telegrafi.
“Të dashur banorë, në qytet e në secilin fshat. Ju tashmë e keni të qartë vizionin tonë për Prishtinën: Prishtinë e transformuar. E mirëmenaxhuar. Prishtinë e të gjithë qytetarëve! Ky vizion është krejt i realizueshëm, e do ta transformoj jetën e secilit banor. E vë veten 100 për qind në shërbim të kryeqytetit e të menaxhimit të denjë që ai e meriton. Dhe ju të dashur banorë e dini cili është emri i transformuesit. Është emri juaj. Më 14 nëntor dilni e votoni për zhvillimin e mbarë që po e pret kryeqytetin. Votoni Përparim Rama! Votoni 160 – Lidhja Demokratike e Kosovës”, thotë ai.
Raundi i dytë i zgjedhjeve do të mbahet më 14 nëntor, ditë e diel. /Telegrafi/