Telegrafi

Rama: 11 shtatori i 2001, sulm kundër qytetërimit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar sot në 20 vjetorin e sulmeve në Amerikë.

Ai sulmin ndaj kullave binjake në New York e quajti sulm kundër qytetërimit, duke goditur mizorisht simbolin e tij, Amerikën.

“20 vjet më parë, 11 shtatori hyri në histori si dita e zezë e sulmit të egër të urrejtjes barbare kundër qytetërimit tonë, duke goditur mizorisht simbolin e tij, Amerikën, mu në zemrën e saj. Sot e përgjithmonë, 11 shtatori do të mbetet një ditë kujtese dhe vetëdijeje e botës demokratike për vlerat e paçmueshme të lirisë e të demokracisë”, shkruan Rama.

Ndryshe, më 11 shtator 2001 nga sulmet në kullat binjake humbën jetën rreth 3 mijë persona. /Telegrafi/