Gjatë ditëve në vazhdim, pritet të shohim ‘pickupin’ më të fuqishëm ndonjëherë
Janë bërë afro një vit, që kur gjenerata pestë e Ram 500 është në treg, duke ia mundësuar të vërehen mangësitë e mundshme dhe hapësirat se ku duhet të avancohet, transmeton Telegrafi.
Versioni i ri, që pritet të jetë më i madhi dhe më i fuqishmi deri më tani.
Këto pretendime ishin bërë prej kohësh nga kompania amerikane e themeluar me 2010, duke i lënë entuziastët duke pritur se çfarë do të krijojë.
Pritjes duket se i ka ardhur fundi, pasi që Ram HD do të prezantohet gjatë ditëve në vijim, gjatë aktiviteteve në Detroit Auto Show.
Deri më tani janë shpërndarë disa pamje që e tregojnë nga larg këtë ‘pickup’ që thuhet të jetë i kategorisë së rëndë dhe me fuqi shumë të madhe. /Telegrafi/
https://youtu.be/S6GWr0AZGjQ