Nëse jeni adhuruese e serialit “Friends”, atëherë me siguri se e mbani mend rritjen e Rachel Green në botën e modës, duke u bërë eventualisht drejtoreshë në brendin “Ralph Lauren”
Tani brendi i modës është duke ia kthyer me mirënjohje punëtores më të famshme trilluese duke e lansuar një koleksion të inspiruar nga seriali “Friends” dhe personazhi Rachel Green.
Koleksioni do të lansohet këtë vit në 25-vjetorin e serialit.
Sipas informacioneve, ky koleksion do të përmbajë gjithçka çfarë Rachel do t’i vishte duke pirë kafenë e saj në “Central Perk”. /Telegrafi/