Ralph Lauren ka filluar një “partneritet afatgjatë” me Snapchat, duke filluar me veshjet e para të markës, të dizajnuara për Bitmoji, avatarët digjitalë të personalizuar, në përpjekje për të tërhequr klientë në moshë të re.
Përdoruesit e Snapchat do të jenë në gjendje të bëjnë blerje për Bitmoji e tyre në një dyqan të markës Ralph Lauren brenda aplikacionit Bitmoji dhe Snapchat.
Ata do të jenë në gjendje të veshin karakterin e tyre në veshjen Ralph Lauren dhe ta përziejnë atë me veshje të tjera jo të markës, të blera si versione fizike në dyqane dhe në internet.
Koleksioni përmban 12 veshje, por partneriteti gjithashtu do të përfshijë lente 3D për Bitmoji që i tregojnë përdoruesit të Bitmojin të veshur me një veshje Ralph Lauren.
Kjo është hera e parë që ekipi i dizajnit të një marke ka dizajnuar veshje duke filluar nga Bitmoji, thotë kreu i modës dhe bukurisë së Snpachatit Selby Drummond.
Aplikacionet dhe platformat që i lënë njerëzit të ndërveprojnë me modën kanë raportuar në rritje të përdorimit në vitin 2020, kryesisht për shkak të njerëzve që shpenzojnë më shumë kohë në pajisjet celulare në mes të pandemisë.
“Bitmoji janë mjete të rëndësishme të vetë-shprehjes në hapësirën digjitale dhe sociale. Ndërsa bota e avatarëve digjital vazhdon të përshpejtohet, është interesante për ne të testojmë dhe mësojmë se si audienca i përgjigjet modës në këtë hapësirë”, thotë Alice Delahunt, shefe e digjitalizimit në Ralph Lauren. Kjo është hera e parë që marka ka projektuar rroba për hapësirën digjitale. /Telegrafi/