Site icon Telegrafi

Ralf Schumacher nuk e fsheh se sa i lumtur është me të dashurin e tij: Disa gjëra nuk i kam përjetuar kurrë më parë

Foto: Instagram

Ish-piloti i Formula 1, Ralf Schumacher tronditi botën dy muaj më parë kur pranoi se ishte homoseksual.

Vëllai i Michael Schumacher prej dy vitesh është në një lidhje të lumtur me partnerin e tij Etienne dhe tani kanë dhënë një intervistë të përbashkët.

“Kjo harmoni dhe ky bashkim, gjithashtu mirëkuptimi i ndërsjellë është diçka që nuk e kam përjetuar kurrë më parë”, tha Ralf për RTL Exclusiv.

Foto: Instagram

Etitiene kujtoi momentin kur ish-gruaja e Schumacher, Cora, mësoi për ta.

“Kur mbërriti, më pyeti: ‘A po flini bashkë?’ Iu përgjigja qartë: ‘Po, sigurisht, jemi çift'”.

“Do të doja që Ralf të më kishte përfshirë më shumë në vendimin e tij, sepse kjo do të ishte një shenjë se ai ende më respekton. Kur e shpalli këtë, sikur më goditi me thikë në zemër. Një njohje e tillë prek gjithmonë njerëzit më të afërt, përfshirë dhe ish-gruan me të cilën ke një fëmijë. Pas gjithë atyre viteve martese, më duket sikur i kam humbur vitet më të bukura, pyes veten nëse ka qenë ndonjëherë i sinqertë me mua dhe nëse më ka dashur ndonjëherë prandaj fjala e tij ka qenë e tillë, një betim për mua”, tha Cora dy muaj më parë.

Të dy ishin të martuar për 14 vjet, në të cilat kishin një djalë, Davidin.

Gjatë karrierës së tij në Formula 1, Ralf konkurroi në 182 gara dhe fitoi gjashtë herë me 27 dalje në podium.

E gjithë intervista do të publikohet në RTL të dielën. /Telegrafi/

Exit mobile version