Sipas Sky Sport Deutschland, shkruan se Ralf Rangnick deri më tani ka hedhur poshtë ofertën për t’u bërë trajneri i ri i Milanit dhe drejtor sportiv.
Drejtori i shkarkuar, Zvonimir Boban, kishte thënë se CEO i Milanit, Ivan Gazidis e kishte kontaktuar Rangnickun për tu siguruar për një marrëveshje në dhjetor.
Por në anën tjetër, presidenti i Milanit, Paolo Scaroni i konfirmoi vetëm bisedimet “paraprake” me trajnerin gjerman.
Tani raporti i fundit nga Sky në Gjermani shkruan se arsyeja pse Milani nuk e ka siguruar Rangnickun për sezonin e ardhshëm është se ai nuk e ka pranuar ofertën.
Mësohet se ai ka thënë se është i shqetësuar për situatën e Fair Play, i cili detyroi kuqezinjtë të tërhiqen nga Liga e Evropës këtë sezon, po ashtu ka kërkuar edhe ‘veton’ e tij për transferimet dhe stilin e tij të futbollit.
Stefano Pioli është trajneri aktual dhe insistoi se ai do të vazhdojë të japë gjithçka për klubin për sa kohë që është në punë. /Telegrafi/