Telegrafi

Raleva: Nëse mjekët shkojnë në pension, shëndetësia e Maqedonisë nuk do të mbijetojë

Profesoresha Marija Raleva nga Departamenti për psikiatri dhe psikologji mjekësore pranë Fakultetit Mjekësor në Shkup, alarmon se do të bëhet dëm i madh me iniciativën e Ministrisë së Shëndetësisë, në lidhje me Ligjin për pensionim, i cili parasheh që mjekët dhe profesorët e fakulteteve mjekësore të dalin në pension me 64 vjet.

Ajo thotë se duhet të rishqyrtohet ky vendim, të bëhet analizë reale e gjendjes dhe të parashihen pasojat që vijnë nga ky vendim, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ky hap mund të shkatërrojë më tej sistemin shëndetësor dhe të kontribuojë në parandalimin e mëtejshëm të shëndetit të brishtë të qytetarëve tanë. Të mos harrojmë se jetëgjatësia mesatare e qytetarëve tanë vitet e fundit është ulur me disa vite (për meshkujt është 71.6 vjet, për femra 75.3 vjet) krahasuar me mesataren e vitit 2018 (76.7 vjet) dhe mesatarja e BE-së prej 81 vitesh”, thotë Marija Raleva.

Ajo sqaron se nëse mjekët nga Klinika Universitare e Psikiatrisë dalin në pension, i gjithë specializimi do të mbetet pa mentor.

Ajo më tej theksoi se problemet sociale prekin drejtpërdrejt të rinjtë, prandaj po përballemi me epidemi të problemeve të shëndetit mendor tek fëmijët./Telegrafi/