Site icon Telegrafi

Rakuni sulmon 7-vjeçaren para shtëpisë, e ëma i del në ndihmë në momentin kritik – kamera e sigurisë kap momentin rrëqethës në Connecticut

Në rrjetet sociale është shfaqur një video rrëqethëse, ku shihet sesi një rakun sulmon vajzën 7-vjeçe nga Connecticut, SHBA.

Në video dëgjohet vajza duke bërtitur, e sulmi ka ndodhur para shtëpisë së saj derisa po bëhej gati të shkonte në shkollë, transmeton Telegrafi.

Pamjet shfaqin kafshën që sulmon Rylee MacNamara, derisa po largohej nga shtëpia rreth orës 7:45 në Kenterberry.

Rakun i kishte ngulur kthetrat e tij në këmbën e vajzës së vogël, derisa ajo vazhdimisht e lëvizte këmbën në tentim që ta largoj nga veta.

Megjithatë, rakuni e mbante me forcë, e më pas e ëma e saj doli me shpejtë jashtë për ta ndihmuar të bijën.

Kapi Rylee dhe largoi kafshën. Më pas e futi vogëlushen në shtëpi dhe e përplasi për tokë rakunin. /Telegrafi/

 

Exit mobile version