Site icon Telegrafi

Rakuni ndërpret ndeshjen e futbollit në SHBA

Një ndeshje futbolli e Major League midis Philadelphia Union dhe New York City FC u ndërpre kur një rakun doli në fushë dhe iu shmang kapjes për mbi 2 minuta.

Bëhet e ditur se rakuni u shfaq në stadiumin Subaru Park, Chester, SHBA.

“Pushtuesi i fushës” mori brohoritje të shumta nga turma e njerëzve, përcjell Telegrafi.

Siç raportohet, punonjësit përfundimisht ishin në gjendje të kapnin rakunin midis dy koshave të plehrave dhe ta largonin nga fusha.

Zyrtarët në formë shakaje thonë se gjitari ka shënuar rekord të ri për këtë sport.

“Rakuni kaloi 161 sekonda në fushë, që ishte më së shumti nga një rakun në historinë e ligës”, tha Major League.

Ndryshe, ai është liruar i sigurt jashtë fushës. /Telegrafi/

 

Exit mobile version