Dëshira e madhe e Interit për mesfushën është kroati Ivan Rakitic.
Por shuma prej 60 milionë eurove që po kërkon Barcelona duket e lartë për klubin italian.
Corriere Delli Sport ka raportuar se drejtori sportiv i Interit, Beppe Morata ka një plan B për repartin e mesfushës.
Emri i ri në listën e Interit është mesfushori i Romës, Lorenzo Pellegrini.
Neroazzurrët po mendojnë transferimin e Pellegrinit për një shumë prej 30 milionë euro sa është klauzola e largimit.
Roma synon t’ia vazhdojë kontratën mesfushorit italian dhe t’ia heqë klauzolën, por një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur.
Gjithsesi për Interin nuk do të jetë e lehtë të nënshkruajnë me mesfushorin italian pasi për të interesim ka shprehur edhe Juventusi dhe Manchester United. /Telegrafi/